1 mijë e 833 persona rezultuan si të infektuar me koronavirus që nga muaji mars e deri më sot në Kosovë.
Nga ky numër të shëruar janë 968 persona dhe humbën jetën 34 të tjerë.
Por ajo çfarë bie në sy është numri i mostrave që u morën në 24 orët e fundit për rezultatet e dala sonte.
Deri më sot asnjëherë nuk pati testime më shumë, pasi numri i mostrave të cilat u morën për rezultatet e fundit arriti në 437, e ku pozitiv rezultuan 77 persona, raporton Indeksonline.
Krahasuar me ditët e kaluara mostrat ishin kësisoj: Me 16 qershor u morën 397 mostra, rezultuan 141 persona pozitiv.
Me 15 qershor u morën 385 mostra rezultuan pozitiv 129 persona, me 14 qershor u morën 265 motra rezultuan 49 raste pozitive ndërsa me 13 qershor u morën 313 mostra rezultuan 53 raste pozitive.
Nga testimet e fundit numri më i madh i të infektuarve ishte nga komuna e Prishtinës, me gjithsej 21 raste duke vazhduar më pas me komunën e Gjilanit ku u konfirmuan nëntë raste dhe nga komuna e Mitrovicës shtatë rast e kështu me radhë.
Ndryshe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti deklaroi sot se Ministria e Shëndetësisë është duke punuar vazhdimisht në ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testeve për COVDI-19./