Sot organizatat e shoqerisë civile nga rajoni i Pejes organizuan një konferencë për shtyp, ku u bë lansimi i Raportit Monitorues të Aktivitetit të Prokurimit – Asfaltimi i Rrugëve Lokale në Fshatin Vitomericë, raport ky i përgaditur nga Syri i Vizionit, Ojq Zana, Ojq Koha, Let’s do it Peja, ERA dhe GWY-YMCA.
Disa nga të gjeturat kryesore të raportit janë:
Data të ndryshme të vlefshmërisë së sigurimit të tenderit në kontratë dhe në dosje të tenderit, si dhe data të ndryshme brenda kontratës.
Në një vend në kontratë (në faqen 14), vlefshmëria është deri më 31.01.2019 kurse në dosje 31.01.2020.
Emrat e rrugëve locale të planifikuara për ndërtim dhe asfaltim nuk janë të shënuara në kontratë apo dosje të tenderit.
Në pjesën e transparences ka pasur vonesë për qasje në dokumente zyrtare
Organizatat monitoruese kanë arritur të hartojnë këto rekomandime për Autoritetin Kontraktues – Komunën e Pejës dhe Zyrën e Prokurimit Publik në këtë komunë:
Zyra e Prokurimit në bashkëpunim me njësitë e kërkesës duhet të publikojnë tenderët (dosjen e tenderit) me të dhënat e sakta, duke përfshirë emrat e saktë të rrugëve që do të asfaltohen. Në rastet kur rrugët nuk kanë emra, duhet të vendosen emërtimet e tyre që janë përdorur nga komuniteti që jeton aty për t’i mundësuar atyre të monitorojnë asfaltimin e rrugës perms identifikimit më të lehtë të kontratës.
Kryetari i Komunës së Pejës duhet të sigurojë që Zyra e Prokurimit të mos bëjë gabime bazike, siç është gabimi në data, sepse ato mund të qojnë deri tek anulimi i tenderëve dhe zvarritja e projekteve. Datat në dosje të tenderit të vendosen me kujdes, duke u siguruar që të njëjtat data dhe afate kohore që janë përcaktuar në dosjen e tenderit të vendosen edhe në kontratën me Operatorin Ekonomik.
Afati kohorë për realizimin e punëve duhet të përcaktohet në mënyrë më reale dhe të saktë.
Të jenë më bashkëpunues dhe më transparent me organizatat jo-qeveritare, sidomos në përgjigje të kërkesave për qasje në dokumente publike.
Raportin e plotë mund ta gjeni në linkun më poshtë:
https://docs.wixstatic.com/ugd/5008d2_ed8cd99503fb450e89a26817cf094bf1.pdf