Sot, në Zllakuqan të Klinës është mbajtur njē Sesion shkencor dhe është zbuluar pllaka përkujtimore në Jubileun e katërt të vizitës së Nënë Terezes bërë Kishës së Zllakuqanit

Shkruan: Lekë Mrijaj

Shën Nënë Tereza qe nga shënjtërimi i saj nga Selia e Shënjtë-Vatikani, ka shumë
vite qe përkujtohët nga Dioçeza e Kosovës pikërisht në Katedralen e cila e mbanë
emrin e kësaj Shënjtereshe të vlerave universale. Pothuajse nëpër të gjitha
pjesët e Republikës së Kosovës figuron emrin e Nënë Terezës, emertime të cilat
mbartin emrin e saj, përfshirë:

Shoqata Humanitare Bëmirëse “Nënë Tereza”,
Sheshi i kryeqytetit të Prishtinës ( i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës)
qytete, fshatra dhe lagje në mbarë Kosovën siq vijojnë: në Klinë (Sheshi në Klinë
e ka të inauguruar edhe bustin e Nënë Terezës, Qëndra Kryesore e Mjekësisë
Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, Shkolla Fillore “Nënë Tereza” në Budisalc),
Pejë (i inauguruar edhe shtatorja e Nënë Terezës) Gjakovë ( i inauguruar edhe
shtatorja e Nënë Terezës), Mitrovicë ( i inauguruar edhe shtatorja e Nënë
Terezës), Prizren… etj.

Bazuar në librin e Don Lush Sopit, “Famullia e Zllakuqanit” (faqe 121, 122, 123)
gjejmë fjalët e nikoqirit të famullisë, tashmë të përndritshmit, dom Mark Sopit,
i cili gjatë pretkut të meshës së asaj dite, në emër të famullisë i ka deshirue një
mirëseardhje Nënë Terezës me këto fjalë: “Jeni keni ardhur në mesin tonë për
të qenë dora e Zotit, e cila do të na tregojë, do të na prijë kah rruga e tij, në
Dashuri. Mbasi jeni plotë dashuri me Zotin, këtë me së miri do ta ta bëni ju. Ne
dhe bota mbarë ka nevojë për njerëz të tillë, për deshmitarë të vertetë të Zotit”.

Ndërsa Nënë Tereza e cila dukej e entuziazmuar, e gëzuar e lumtur të
pranishmeve ju drejtua me disa fjalë: “Jam shumë e lumtur qe sot gjendem në
mesin tuaj, qe të flasë me ju. I faliminers Zotit për gjithë këtë dashuri qe me keni
treguar dhe ju lus të gjithëve që ti luteni Zotit për mua, për motrat e mia, për të
varfërit e mi qe Zoti na i ka dhënë në kujdesin tonë. Ne lutemi qe Hyj të vijë në
zemrat tona, qe Jezu Krishti të hyjë në shpirtin e popullit tonë. Ne lutemi qe Zoti
të jetë fuqia jonë, jeta jonë, dashuria jonë. Lutemi qe të kthehet në familjet tona
urata, pjesa e rruzarës qe Zoja të jetë Nëna jonë. Nëna e konaqeve tona. Ajo të
na mësoj se si kërkohet për ta dashur njëri tjetrin. T’i falenderojm Zotit qe na ka
bashkuar sot këtu qe të kërkojm prej Tij dhantinë e paqes, për të cilin kanë aq
shumë nevojë familjet tona dhe gjithë njerëzim. Ju falemenders Zotit qe nuk po

përjetoni tragjedinë e shumë të gerbulurve të Kalkutës, ju keni mjaftë ushqime
pije dhe veshmbathje, por në radhë të parë lypset të falenderuar të Madhin Zot.
Mendoni edhe pak për ata qe s’kanë asgjë, qe vdesin urie rrugëve. Zoti ju
bekoftë!” – tha në fund Nënë Tereza.
E them nga këndveshtrimi im se do të ishte mirë qe data e 22 tetorit, qe nga ky
vit, të shenohet si takim Tradicional i përvjetshëm në Zllakuqan, dhe të
kryesohet nga Famullia e Zllakuqanit në bashkëpunim me tre famullitë tjera, asaj
të Klinës, Budisalcit dhe Gllaviçicës (pasi qe famullia e Klinës (ju besua dom Fran
Sopit, famullitar i parë), famullia e Budisalcit (ju besua dom Pashk Danit,
famullitar i parë), disa fshatra (siq janë Dugojeva, Drenoci, Poterqi…) iu
bashkangjitën famullisë së re të Gllaviçicës (themeluar nga dom Anton Kçira, ish
famullitar i Gllogjanit të Pejës) deri në mes vitevt ’80-ta, ishin pjesë e famullisë
së Zllakuqanit e qe me bekimin e ish famullitarit të Zllakuqanit, dom Mark Sopit
(ipeshkëv i Kosovës) edhe u pavarësuan me dekretet e nënshkruara nga i
përndritshmi, imzot Nikë Prela, ish ipeshkëv i Ipeshkëvisë Shkup-Prizren).
Eventi në përkujtimin e ardhjes sē Nënë Terezës në Zllakuqan, nisi dje nga dom
Alfred Sokoli, famullitar i Kishës Katolike në Zllakuqan i cili përmes një postimi
në rrjetin social tha se: “Ishte 22 tetori i vitit 1982, kur Nënë Tereza erdhi për
vizitë në Kosovë e u ndal edhe në Kishën e Zllakuqanit. Ishte ai një moment
historik, një provani e Hyjit që të kishim në këtë famulli tani Shën Nënë Terezen.
Përkundër rrethanave politike të asaj kohe, sulmit të vazhdueshëm ndaj Kishës
Katolike, ndaj figurës së saj, edhe pse tashmë e shpallur nobeliste, të gjitha këto
nuk e ndaluan popullin e Lugut të Drinit t’i përgatiste asaj një pritje
madhështore. Populli ngarendi nga të gjitha anët në oborrin e Kishës Katolike në
Zllakuqan, fëmijët ishin mbledhur para rrugës ku do të kalonte ajo (në mënyrë
që ajo ti prekte e ti bekonte), priftërinjtë e murgeshat e asaj kohe duke e
lavdëruar Zotin për atë dhuratë të madhe që i bënte Kishës në Kosovë e
veçanërisht famullisë “Shën Gjon Pagëzuesi” në Zllakuqan. Një përjetim i tillë
nuk mund të harrohet! Tha në fund të postimit të tij dom Alfredi.

Ndërsa në orët e mbrëmjës me Lutjet qe u celebruan nga dom Alfredi, famullitar
i Kishës, ishte ai i cili në përkujtim të vizitës së Nënë Terezës e nisi përmes
Adhurimit në Shenjtërueshmin Sakrament në përgatitje të festës së 40-të
vjetorit të ardhjes së Nënës Tereze në Zllakuqan! I cili tha se: “Ashtu si në jetën
e saj Zoti ishte pjesë e pandashme në adhurim, lutje dhe shërbim, ashtu edhe
ne e kërkojmë praninë e Tij që të na udhëheqë, të na drejtojë, të na nxisë ta
duam jetën e të jemi në shërbim të vëllaut njeri! Ligji i dashurisë i shpallur nga

Jezusi – ta duam Zotin me gjithë zemër, mendje dhe forcë e ta duam të afërmin
porsi vetveten – ishte dëshmia më e fuqishme e jetës së saj”!
Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është premtim, mbaje.
Jeta është jetë, mbroje. Shën Nënë Tereza, lutu për ne.

Ndërsa sot, me 29 tetor 2022 në Kishën e Zllakuqanit nën patronatin e Zyrës
Famullitare të Zllakuqanit, Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë
dhe Komunës së Klinës, është mbajtur një Sesion shkencor në përkujtim të
katërdhjetë vjetorit (e premte me 22 tetor 1982) të vizitës së Shën Nënë Terezës
bërë Kishës së “Shën Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan.
Në këtë Sesion shkencor përveq, dom Franë Sopit, dom Agim Qerkinaj, dhe dom
Pal Tunaj, klerik fetar dioçezian të Kishës Katolike kosovare e motrat e rregullit
të Nënës Tereze, morën pjesë edhe shumë pjesmarrës e krijues të artit dhe të
kulturës nga Zllakuqani e Klina me rrethinë, dhe pjesët tjera të Drenicës,
Dukagjinit dhe mbarë Kosova. Njëkohësisht me një fjalë rasti mori pjesë edhe
perfaqësuesi, Enver Berisha, drejtor i financave në komunën e Klinës.
Manifestimi në fjalë është përcjellur me një video incizim të drejtpërdrejtë nga
“KLINA INFO”.

Fjalën e hapjës të kësaj ngjarje e bëri moderatori nikoqir e famullitar i Kishës,
dom Alfred Sokoli. Në vazhdim të Sesionit, dom Alfredi, i ftoj referuesit
shkencor, prof. Anton N. Berisha (botues i një kompleti të gjërë librash dedikuar
Nënë Terezës), dom Fran Sopi, (deshmitar i gjallë dhe shoqërues i Nënës Tereze),
prof. Pal Canaj, (kryetar i Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë dhe
ish pedagog shumëvjeqar i Sociologjisë në Shkollën e Mesme “Luigj Gurakuqi”
Klinë), dom Pal Tunaj, (famullitar i Kishës së Gllogjanit të Pejës), qe ti prezantojnë
kumtesat e tyre për Sesionin e sotëm shkencor dedikuar Shën Nënë Terezës.
Njëkohësisht me një fjalë rasti për një deshmi për Nënë Terezën, foli edhe m.
Marija Goreti, udhëheqëse e motrave të rregullit të Nënë Terezës në Pejë.
Në murin e Kishës apo përball gurit memorial të At’ Shtjefen Gjeçovit (i ngritur
në nismen e Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë, e sponsorizuesve
vullnetmirë, shih librin: “Kushtrimi i At Shtjefën Gjeçovit “Të hapim shkollën
shqipe në fshat” dhe emrat e sponsorizuesve) i cili para 125 vjetësh në këtë vënd

ka hapur Shkollën e Parë Shqipe, sot në Kishën e Zllakuqanit, nga dom Fran Sopi,
dom Alfred Sokoli, e m. Marija Goreti, është zbuluar edhe pllaka përkujtimore e
skalitur në bronz (vepër e prof. Agron Blakqorit dhe e shkritorës, Emiljano Art
nga Miradia e eperme e Fushë Kosovës) ku shkruan se pllaka është ngritur: “Në
shenjë përkujtimi të 40-të vjetorit të ardhjes së Nënës Tereze në Kishën e
Zllakuqanit” Zllakuqan, tetor 2022.
Vlen të potencohët se edhe unë si një fillorist veq shumë të tjerëve isha një
deshmitar i asaj ngjarje madhore të ardhjes së Nënë Terezës në Zllakuqan e cila
në kalim edhe me preku mbi supin e krahërorit tim. Njëkohësisht ishte lugdinas,
Pren Lazraj i cili tashmë vepron në mergatën shqiptare (Itali) dhe vepron me një
përshpirtëri të madhe me familjën e tij, i cili gjatë një shënimi gazetarest të datës
22 tetor 2022, veq tjerash tha: “O sa bukur! baca Lekë, qe si me dorë te Zotit na
ktheve mbrapa 40 vite, me degju gezimin e asaj mbas dite te bukur te tetorit
1982. Asht vërtetë knaqësi ti rikujtoj duart e mija te shternguara në duart e
Nënës Terezë dhe bekimin e Saj. Faleminderit nga zemra qe e ke postuar edhe
fjalimin e Famullitarit te atëherëshëm te Famullisë Don Mark Sopi dhe fjalet
ngrohëse te Shenjtëreshes tonë. Je person per çdo lavdatë”.
Në fund të kësaj ngjarje përkujtimore madheshtore për pjesmarrësit e Sesionit
të sotëm shkencor të mbajtur në Zllakuqan, është organizuar edhe një koktel
rasti me pije freskuese e ushqime tradicionale të sponsorizuara nga njerëzit
vullnetmirë të famullisë së Zllakuqanit et