Sot në veri të Mitrovicës do të mbahet një protestë e organizuar nga Lista Serbe, e cila është planifikuar të mbahet nga ora 12:00.
Siç tha dje për Klankosova.tv Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Famir Sheholli, në protestë pritet të paraqiten tri kërkesa”.
“Tash nesër (sot) është një protestë masive në veri. Ata do t’i kenë tri kërkesa; Kërkesa për të anuluar vendimin për targa, kërkesa për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kërkojnë që një marrëveshje që e quajnë atë të Brukselit për vendosjen e një komandanti serb në veri, me miratimin e katër komunave serbe”, deklaroi Sheholli.
Lista Serbe dje tha se ka vendosur të largohet nga institucionet kosovare, çka ende nuk e kanë bërë zyrtarisht.