Sot, në varrezat e Binqes së Vitisë, është varros, Tereze Sopi, nëna e meshtarëve don Lenc e don Lush Sopit

Shkruan: Lekë Mrijaj

Sot, pas meshës së Dritës dhe Salikimit të celebruar nē Kishën e Binqes, është përcjellë për në banesën e saj të fundit, Tereze Sopi, nënëlokja shqiptare e cila i dhuroi të dy t’bijt e saj, Kishës Katolike – Dioqezës së Kosovës.

Mesha solemne e Liturgjike e Dritës dhe Salikimit për të amshueshmen, Tereze Sopi, është celebruar nga imzot Dodë Gjergji (ipeshkëv i ipeshkvisë së dioqezës së Kosovës), e percjellë nga imzot Rrok Gjonlleshaj (arqipeshkëv i Tivarit), dr. mons. Lush Gjergji, don Lenc Sopi, don Lush Sopi dhe 35 meshtarëve të tjerë të dioqezave tona mbarshqiptare.

Në ceremonin mortorore përcjell me rituale kishtare e tradicionale shqiptare perveq dhjetëra e dhjetëra meshtarë e motra nderi-misionare të Kongregatës Vinçenciane, Françeskane, Tereziane, morën pjesë edhe shumë shumë qytetar të famullisë sē Klinës të cilët kryesohëshin nga famullitari i tyre, don Agim Çerkini, si dhe mijëra pjesmarrës të famullive të tjera nga Prishtina, Binqa, Letnica, Zllakuqani, Peja, Novosella, Bistazhini… si nga mergata e trevat të tjera mbarshqiptare.

Ps:
Nga familja – don Lenc e don Lush Sopi, njoftoheni se e pamja do të vazhdoi nga data 06 dhe 07 shkurt 2020, nga ora 10:00 – 17:00, në Restorant “LINDI RI”, rruga për në Kllokot-Viti (pikërisht në hyrje të Vitisë në anë të majtë të udhës).