Familja Kraja, ka njoftuar se varrimi i Arzanës do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e lagjes “Dragodan” në Prishtinë.
Regjisroja e njohur kosovare u gjet mëngjesin e djeshëm pa shenja jete në banesën e saj. Rasti i saj po trajtohet si ‘vdekje e dyshimishtë’ nga policia dhe prokuroria.
Trupi i pajetë i Krajës është dërguar në IML për obduskion, ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së hershme.
38 vjeçarja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Regjisorja kosovare njihet më së miri për filmin ‘Shkurta’, ndërsa ishte edhe regjisore e filmit të metrazhit të gjatë, “Fusha e mëllenjave” që bëri hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest 2019.
“Fusha e Mjellmave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit ‘Berlinale’.
Krerët e shtetit kanë ngushëlluar familjen për vdekjen e regjisores, të gjithë janë shprehur se Arzana Kraja i ka dhënë shumë kinematografisë kosovare