Shkruan: Lekë Mrijaj
Dita e sotme për artdashësit klinas mbetet një ditë e veçantë dhe e kēndshme, pikërisht një ditë madhore, ku me këtë rast është mbajtur një Takim letrar me shkrimtarin e mirënjohur Agim Gjakova, i cili është një figurë e shquar qe radhitet karshi korifejve të figurave të larta të letërsisë shqipe.
Agim Gjakova si shkrimtar njihet për kontributin e tij në poezinë shqipe, dramën, publicistikën dhe kritikën letrare.
Vepra shumdimensionale letrare e tij karakterizohet nga angazhimi i tij i thellë me temat e identitetit kombëtar, kulturës dhe çështjeve shumdimensionale letrare, duke reflektuar kompleksitetin e shoqërisë shqiptare.
Ky Takim letrar është organizuar nga Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” nē Klinë në bashkpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Ars Clubi “Beqir Musliu” – Gjilan.
Njëkohësisht është mbeshtetur nga mjeku specialist dr. Ukë Berisha, pronar i Poliklinikës “MEDIAJA” në Klinë, i cili perveq ështē një mjek specialist profesionalist në Klinë, ai, njihet edhe në botën shqiptare, madje njihet edhe si një politikan (i sukseshëm nga PSHDK-ja), Intelektual, humanist e njeri i formuar në segmente të ndryshme.
Kjo ngjarje është mbajtur në sallën e Asamblesë Komunale në Klinë, ku mikpritja për shkrimtarin e mirënjohur Agim Gjakova u shoqërua me një pjesëmarrje të mirë dhe tejët kualitative nga kulturdashësit dhe admiruesit e tij.
Moderimin e këtij takimi letrar dhe të promovimit të librit e shpalli të hapur prof. Pal Canaj, kryetar i Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” cili foli në mënyrë kronologjike për biografinë dhe krijimtarinë e shkrimtarit Agim Gjakova.
Përveç shumë të pranishmë e tjerë morën pjesë edhe Driton Bardheci, drejtor i DKRS-së si dhe krijues të mirënjohur si Ibrahim Kadriu e Sabit Rrustemi, Nexhat Rexha etj.
Me nga një fjalë rasti në këtë takim letrar dhe promovim libri është paraqitur Drejtori i DKRS-së, z. Driton Bardheci i cili e çmoj shkrimtarin nē fjalë dhe për kontributin e dhënē nē letërsi, në emër të Komunës së Klinës, i ndau një Mirënjohje shkrimtarit e autorit të shumë librave shqipe të zhanreve të ndryshme, prof. Agim Gjakovës.
Takimi letrar është kryesuar nga panelistët referues: shkrimtari Agim Gjakova, studiuesi e shkrimtari prof. Anton Nikë Berisha, shkrimtari, Driton Bardheci, drejtor i DKRS-së dhe shkrimtari Sabit Rrustemi.
Në këtë Takim letrar me kumtesa të tyre janë paraqitur:
1. Prof.dr. Anton N. Berisha, shkrimtar e studiues i mirënjohur,
2. Sabit Rrustemi, shkrimtari e studiues nga Ars Clubi “Beqir Musliu” – Gjilan,
3. Prend Buzhala, shkrimtar e studiues,
4. Nexhat Rexha, shkrimtar e studiues,
5. Prof. Hajdin Morina, shkrimtar e studiues,
6. Prof. Mikel Gojani, shkrimtar e studiues.
Ndërsa fare në fund e mori fjalën edhe shkrimtari Agim Gjakova i cili ēshtë ndier i lumtur në organizimin dhe mikpritjën.
Vlen të potencohët se shkrimtari Agim Gjakova u përcoll me vemendje gjë qe ka zgjuar interesim të veqant te të pranishmit pjesëmarrës të këtij takimi…
Në fund të kësaj ngjarje të të këtij Takimi letrar të gjithë të pranishmit patën mundësinë qe nga autori i librit të marrin nga një kopje të numrave të librave të tij dhe të bëjnë njē foto të përbashkët me autorin Gjakova.