Dy vajzat e kolegut Rexhep Sejdiu përmes poezive të dedikuara, me shumë emocion evokuan kujtime për babain e tyre në ceremoni.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sot më datën më 11 dhjetor 2023, në fshatin Terllabuq të komunës së Vushtrrisë u mbajt ceremonia e varrimit të zyrtarit policor Rexhep Sejdiu. Në ceremoninë mortore morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme z. Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së Kolonel Hoxha, përfaqësues të institucioneve vendore si dhe eprorë e kolegë nga Policia e Kosovës.
Të pranishmëve në ceremoni me nga një fjalë rasti iu drejtuan Ministri i MBP-së, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, kryetari i Komunës së Vushtrrisë si dhe një familjar i zyrtarit Rexhep Sejdiu, të cilët folën për shëmbëlltyrën, punën profesionale dhe sakrificën e pakursyer të zyrtarit Sejdiu në ofrim të sigurisë, ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e kufirit shtetëror.
Po ashtu dy vajzat e kolegut Rexhep Sejdiu përmes poezive të dedikuara, me shumë emocion evokuan kujtime për babain e tyre në ceremoni.
Lavdi jetës dhe veprës së zyrtarit policor Rexhep Sejdiu!