Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vonë në mbrëmje, rreth mesnatës, pritet të kalojë një sistem i fuqishëm mbi kufirin e Kosovës, pra në Serbi, me drejtim juglindor, me ç’rast priten lokalisht erëra mjaft të fuqishme tek ne, me mundësi për ndonjë reshje lokale dhe shkarkesa elektrike, kryesisht në Rrafshin e Kosovës.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të luhaten prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 37°C.
Era gjatë ditës do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, ndërsa vonë në mbrëmje apo rreth mesnatës do të zhvendoset nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.