Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell
Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin nga minus dy deri në një gradë Celsius.
Ndërkaq, maksimalet e ditës do të luhaten mes 12 dhe 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme.
Erëra do të ketë kryesisht në regjionin e Gjakovës dhe Malishevës, me shpejtësi prej 15-55 km/h