4.08.2020 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell deri në orët e pasdites. Pasdite vransirat do të shtohen, me mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë më vonë pasdite dhe gjatë natës. Temperaturat në vise të ulëta 18C deri 36C, e në vise malore 15C deri 27C. Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 9.
5.08.2020 – Më freskët dhe kryesisht vranët. Që nga mëngjesi paraqiten kushte për zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, të cilat do të zhvillohen edhe gjatë ditës dhe në mbrëmje. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.
Reshje lokale shiu kohëpaskohe do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 16C deri 24C, e në vise malore 13C deri 18C. Do të fryejë erë mesatare nga veriu-verilindja 2-9m/s. Indeksi UV: 3. /PrishtinaWeather