Sot mot i vranët, në disa vende do të ketë edhe riga shiu

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik, vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.

“Si pasojë e ndryshimit të grafikut termik në orët e para mund të paraqitet mjegull e radiacionit” thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-10 gradë Celsius.

Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 dhe 19 gradë Celsius.