Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
“Të shtunen do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje ndhe veriperendim të vendit, derisa pjesët tjera të terrtorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar”.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.