Sot do të zhvillohen dyndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 26-të të AlbiMall Superligës së Kosovës
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Suharekës, aty ku Balkani do të jetë nikoqire e Llapit.
Të dyja skuadrat janë në garë për titullin e kampionit, me skuadrën suharekase e cila prin me 51 pikë, një më shumë se ajo nga Podujeva.
Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Litisë dhe Malishevës.
Skuadra nga Prizreni është e fundit në tabelë me 10 pikë, ndërsa Malisheva renditet në pozitën e katërt me 44 pikë.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00