Sot mbyllet java e 16-të e AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Në program janë tre ndeshje tepër interesante,
Vemendja kryesore do të jetë në ndeshjen Dukagjini – Prishtina, e cila zhvillohet në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë.
Kryeqytetasit aktualisht janë në vendin e pestë në tabelë me 21 pikë, një më shumë se skuadra e Dukagjinit, e cila renditet e gjashta në tabelë.
Në stadiumin e qyteti në Suharekë, Ballkani do të jetë nikoqire e Fushë Kosovës.
Kampioni në fuqi, është lidere e Superligës me 35 pikë, ndërsa Fushë Kosova renditet në vendin e parafundit me 10 pikë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Dritës dhe Feronikelit
“Intelektualët” janë në pozitën e tretë të tabelës me 25 pikë, kurse skuadra nga Drenasi është në vendin e tetë me 15 pikë.
Të tri këto takime zhvillohen nga ora 13:00.