Sot mbyllet java e 13-të eAlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Në program janë tre ndeshje tepër interesante.
Vemendja kryesore do të jetë në ndeshjen Prishtina – Llapi.
Kryeqytetasit aktualisht janë në vendin e pestë në tabelë me 16 pikë, pesë më pak se skuadra nga Podujeva, e cila renditet e treta në tabelë.
Një ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 19:00.
Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjani do të jetë nikoqire e Dritës.
Dukagjini deri më tani ka grumbulluar 14 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë, ndërsa skuadra gjilanase ka 22 pikë dhe është e dyta në tabelë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes dy skuadra të inkuadruara këtë vit në Superligë, me Fushë Kosovën që është nikoqire e Lirisë.
“Pamurat” janë në pozitën e fundit me 7 pikë, kurse prizrenasit kanë një pikë më shumë dhe janë në vendin e parafundit të tabelës.
Tëdy këto takime zhvillohen nga ora 13:00.