Sot, duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës,
Gjatë kësaj seance do të formohet komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Po ashtu, në këtë seancë do të formohet edhe një komision tjetër ad-hoc, i cili do të bëjë përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.
Si pikë e rendit të ditës për seancën e sotme është futur edhe debati parlamentar lidhur me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë