Vetëm pak orë i ndajnë nxënësit e shkollave të mesme do t’i nënshtrohen provimit të matures shtetërore, ndërsa Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë ka bërë të ditur se janë realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij provimi, ku në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë,
Ministria e Arsimit ka kërkuar që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI.
Ndërsa, kanë shtuar se të gjithë personat e angazhuar në këtë proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi.
“Bazuar në Ligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Udhëzuesin e dërguar në shkolla, ndalohet rreptësisht mbajtja e telefonit brenda qendrave të testimit. Kujtdo që i zihet telefoni do të përjashtohet nga mbajtja e provimit.
Testi do të organizohet në 178 qendra të testimit. Këtë vit, në sallën e testimit (klasat) përveç administruesve do të jetë edhe një mbikëqyrës (student absolvent ose të nivelit master).
Për të mos ndikuar në proces dhe sipas rregullave të administrimit të testit, pas orës 10:00 (koha kur fillon testi) nuk lejohet asnjë person tjetër brenda qendrave të testimit përveç personave përgjegjës për mbarëvajtje të testit”, thuhet ndër tjera.
Po ashtu, MASHTI tha se mediet mund të marrin pamje në çdo qendër vetëm para fillimit të Testit të Maturës.
Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më datën 3 korrik.