Sot mbahet Provimi i Maturës Shtetërore në të gjitha shkollat e mesme,
Në këtë vit testit të maturës do t’i nënshtrohen 23.651 maturantë, në 177 qendra të testimit.
Gjithashtu për të monitoruar mbarëvajtjen e këtij procesi janë angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës, 200 vëzhgues dhe se rezultatet e testit pritet që të shpallen më 5 korrik.
Kujtojmë se zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për media njoftoj se se mbikëqyrësit apo administruesit e testit të maturës, mund të gjobiten nga 500 deri në 3 mijë Euro, në rast se thyejnë rregullat.
“Do te iniciojmë procedurë ligjore ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat. Nëse administruesi apo vëzhguesit. Mbikëqyrësit apo administratorët që zbulojnë sekretet e testit gjobiten me 500 deri në 3 mijë Euro, e rastet mund të shkojnë edhe në procedurë ligjore”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai ka njoftuar se këtë vit është ndaluar marrja e telefonit me vete në sallë të testimit dhe nxënësit që kanë telefon me vete do të largohen nga provimi edhe nëse s’e kanë përdorur atë.
Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më datën 5 korrik