Sot ka filluar llogaritja verore e kohës

Në orët e hershme të së dielës ka filluar llogaritja verore e kohës, kështu akrepat e orës kanë lëvizur 60 minuta përpara.

Qëllimi i ndryshimit të orës është llogaritur për të përfituar sa më shumë nga energjia natyrale e diellit dhe për të reduktuar konsumimin e energjisë elektrike.

Ky ndryshim do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, ku akrepat do të shkojnë 1 orë pas, njofton Klankosova.tv

Këto llogaritje të kohës aplikohen që nga viti 1981, dhe përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.