Sot iu dolën parat nga Pako Emergjente këtyre kategorive, qiratë javën tjetër

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se secilave kategori sot iu kanë dalë paratë në gjirollogaritë e tyre, nga Pako Fiskale Emeergjente,

Sipas saj, javën e ardhshmë pritët të dalin pagesat e qirasë për biznese.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Ju informoj se sot kemi ekzekutuar këto pagesa:

Masa 7 (100 Euro per punëtoret e rrezikuar): Pagesa për 14,838 përfitues individual, në shumë totale prej 1,288,656.00 euro, prej të cilave: 14, 604 nga një pagesë (85.5€), në shume totale 1,248,642.00€ dhe
234 përfitues nga dy pagesa (2*171.00€), në shumë totale 40,014.00€.

Në ditët në vazhdim dalin pagesat e qirasë për biznese.

Faleminderit për durimin!