Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq pas aksidentit të rëndë në Potërq të Klinës

I riu që vdiq tragjikisht pas një aksidenti në trafik, të hënën në magjistralen Prishtinë – Pejë, ne Potërq Klinës varroset sot,

Erblin Berishës, 25-vjeçar, do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Rosuje në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij, përmes një njoftimi ku kanë shprehur dhimbjen e pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të djalit të tyre.