Gazetari kosovar, Arton Turkaj, ka ndërruar jetë dje në moshë te hershme, si pasojë e një sulmi në zemër
Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.
Sipas njoftimit mortor nga familja e të ndjerit, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Banjë të Istogut.
Gjatë ditës së djeshme ka pasur reagime të shumta për vdekjen e Turkajt, në mesin e të cilëve ngushëllime ka shprehur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.