Përfaqësuesja e Kosovës me barazimin 1:1 ndaj Greqisë 1:1 mbaroi rrugëtimin e saj në ciklin eliminator të Botërorit 2022, ndërsa sot do të nisë një etapë të ri.
“Dardanët” do të mësojnë kundërshtarët e grupit për edicionin 2022/23 të Ligës së Kombeve, ku sot në orën 18:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i grupeve.
Ky është viti i tretë që ky kompeticion organizohet dhe siparin do e ngrejë në qershorin e ardhshëm.
Ashtu si formatin e vjetshëm, Liga e Kombeve do të ndahet në katër liga: A, B, C, D, ku në tri të parat do të kemi nga 16 skuadra të cilat do të ndahen në katër grupe me nga katër skuadra.
Të kujtojmë se Kosova është në Ligën C ku janë edhe kombëtaret e forta si Turqia, Greqia, Sllovakia, etj.