Aplikimi për tërheqjen e mjeteve prej 10 për qind nga Trusti do të nisë sot nga ora 15:00,
Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Në momentin e aplikimit, numri personal dhe xhirollogaria duhet të jenë të sakta. Aplikimi mund të bëhet në www.trusti10.org
E të gjithë ata që aplikojnë për këto mjete në ueb faqen e veçantë të krijuar, pagesa nga Trusti do të bëhet 5-7 ditë pas aplikimit, ka bërë të ditur Jeton Demi, zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10% të trustit pensional në 4 muajt e ardhshëm.
Sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qytetarët që kanë kursime deri në 10 mijë euro do të rimbursohen nga Qeveria duke filluar nga viti 2023.