Sot është formuar Shoqata e Motoristëve të Veteranëve të UÇK-së. Kjo shoqatë në ditën e parë ka vizituar Prekazin, ku janë pritur nga familja e Jasharëbe dhe kryetari i komunës, Bekim Jashari. Pas Jasharëve, kanë vizituar Klinën, ku janë ndalur te busti i komandtantit, Mujë Krasniqi. Aty bënë nderime dhe u pritën nga kryetari i Shoqatës së të Dalurve nga Lufta, Hajdin Balaj. Ata më pas janë nisur për te varrezat e dëshmorëve, më saktësisht te varri i Bekim Berisha – Abeja.
Kryetari i shoqatës është Bajram Gashi dhe nënkryetar, Safet Syla/Klina info/