1 Prilli apo dita e gënjeshtrave është dita kur të gjithë e gënjejnë dikë.
Në ditën e parë të muajit prill, njerëzit planifikojnë rrengje e u thonë gënjeshtrave të afërmve të tyer e njerëzve që i njohin.
Por, pse?
Origjina e ditës së gënjeshtrave mendohet të jetë shumë e vjetër.
Sipas disa historianëve, që në romën e lashtë e në Indi, ka pasur festivale të rrengjeve e gënjeshtrave.
Mirëpo, ai që i ka vënë pikën emrit “Dita e Gënjeshtrave”, është poeti francez Eloy d’Amerval në vitin 1508, duke iu referuar 1 prillit si “poisson d’avril”.
Tradita më së pari ka filluar në Francë, ku kjo ditë manifestohej nga fëmijët, që u bënin rrengje të rriturve dhe iknin.