Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 11-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Ndeshja e parë e ditës së sotme zhvillohet në stadiumin ”Sami Kelmendi” në Lipjan, ku Fushë Kosova do të luaj me Malishevën më fillim nga ora 13:00.
Skuadra e Fushë Kosovës është e fundit në tabelë me 5 pikë të grumbuluara në 10 ndeshje, ndërsa Malisheva ka 12 pikë dhe renditet në vendin e pestë.
Vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Gjilanit.
Bardhekaltërit aktualisht janë në pozitën e katërt me 13 pikë, ndërsa skuadra gjilanese është në vendin e shtatë me 11 pikë të grumbulluara.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 19:00./