Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë sot, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes – Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”.
Sipas njoftimit, pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë autoritetet e larta shtetërore, si dhe zyrtarë të tjetër të lartë vendorë e ndërkombëtarë.
Ftojmë mediat të marrin pjesë për përcjelljen e aktiviteteve të organizuara me këtë rast.
Ju faleminderit për bashkëpunim”, thuhet në njoftim.