Zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre.
1 Gushti shënohet si data e themelimit të Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot. Në vitin 1291 tri kantonet Uri, Schwyz dhe Unterwalden u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme zvicerane.
Në vitin 1993, zviceranët votuan në masë që 1 Gushti të jetë festë kombëtare.