Sot është dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kandidatët dhe partitë politike kanë më pak se 24 orë deri në heshtjen zgjedhore. Nesër nuk lejohet shpalosja e programit e as thirrjet për të votuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 17 tetorit ka 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.
Për ditën e diel, KQZ-ja ka njoftuar se ka bërë kërkesë nga Qeveria e Kosovës që të hiqet kufizimi i lëvizjes, që nis nga ora 22:00 deri në ora 05:00, por që ende nuk ka marrë aprovim.