Gjenerata e 57-të e Policisë së Kosovës pritet të diplomojë ditën e sotme. Ceremonia e diplomomimit do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, ambasadorë, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.
Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Po ashtu, sipas njoftimit, në hyrje të rrugëve drejt stadiumit do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve, si nga hyrja nga rr. “Luan Haradinaj”, po ashtu edhe nga hyrja nga ambasada Kroate dhe nuk lejohet parkimi në atë zonë sot prej orës 15:00, deri nesër në përfundim të ceremonisë.