Sot dëshmorit të kombit, Nijazi Azemi iu nda  “Urdhëri i lartë Hero i Kosovës” nga kryetari i vendit Hashim Thaç

Sot dëshmorit të kombit, Nijazi Azemi iu nda  “Urdhëri i lartë Hero i Kosovës” nga kryetari i vendit Hashim Thaçi. lajmin e ka bërë të ditur djali i dëshmorit Nijazi Azemi, Kosovar Azemi përmes rrjetit social. “Sot pata nderin dhe kënaqesinë që në odën e gjyshit Ramush Azemi të pres z.Bislim Zyrapi- shef i shtabit të përgjithshum të UÇK-së dhe bashkëluftëtarve të babait tim. Sot nga presidenti i Kosovës z.Hashim Thaçi u nda për babin tim “Urdhëri i lartë Hero i Kosovës” Ky urdhër iu dha babit tim dëshmorit. Nijazi Azemi “Komandat Mjekrra” për trimerinë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës. E për mua është kënaqësi e veçantë te jem biri i këtij heroi!”, ka shkruar ai.