Ministria e Financave dhe Transfereve thotë se pagat e punëtorëve në sektorin publik dhe shtesat për disa kategori do të kryhen gjatë ditës së sotme.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i MFT-së, Muharrem Shahini, duke shtuar se së bashku me ekzekutimin e pagave do të përfshihet edhe shtesa prej 300 euro për disa kategori që janë përfitues sipas Pakos Emergjente Fiskale.
“Së bashku me pagat do të përfshihet edhe shtesa prej 300 euro e paraparë për të gjithë ata përfitues sipas Pakos Emergjente Fiskale”, tha Shahini.
Nga kjo pako, sigurim shtesë në vlerë prej 300 euro mbi vlerën e pagës do të kenë të gjitha ata punëtorë në terren që janë të ekspozuar drejtpërdrejtë nga rreziku i infektimit me koronavirus.