Kombëtarja e Kosovës në futboll, luan sot në udhëtim të Armenia miqësoren e parë të këtij viti, ndeshje kjo që mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës.
Kombëtarja jonë, mbrëmë ka mbajtur stërvitjen e fundit në tokën armene dhe tashmë djemtë e Kombëtares sonë, janë gati për duelin me Armeninë.
Në miqësoren mes Armenisë dhe Kosovës, zyrtarisht në krye të Dardanëve do të debutoj trajneri Franco Foda.
Atmosfera në kampin e Kombëtares sonë është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje dhe rezultat pozitiv në duel me armenët.
Përzgjedhësi i Kosovës, Foda në konferencën e fundit para ndeshjes me Armeninë, është shprehur optimist se të besuarit e tij, do të kenë bëjnë paraqitje të mirë, dhe sipas tij, nuk do të mungojë as rezultati pozitiv për skuadrën tonë.
Ndeshja Armeni-Kosovë fillon në orën 17:00, derisa paraprakisht në RTK vjen emisioni sportiv ‘Dardanët’.