HEROINAT DHE HERONJTË I KEMI LËNË ME VDEKË URIE, MATRAPAZËT I KEMI NGRIT NË QIELL.
Testament që dridhë themelet e një mbretërie të vetëshpallur shqiptare.
Korrik 1924, Shullaz, Krujë
Para se të vdiste në kushte të mjerueshme, pa bukë e me fëmijët jetim, Shote Galica i shkruan një letër mbretit, Ahmet Zogu, por që nuk morri kurrë përgjigje nga ai:
“Naltmadhnia juaj, unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijsit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjindem në katundin Shullaz të Krujës. Kam edhe katër fëmijë jetim me vedi. Janë fëmijët e luftëtarëve të vrarë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vej në dijeni se jam tuj vdek unit bashkë me fëmijët jetim”.
Për rrjedhojë, Shote Galica vdes në varfëri në Fushë Krujë.
Në foto: Shote Galica në Shqipëri, menjëherë pas vrasjes së Azemit.