Sonte zhvillohet meçi i shumëpritur, Usyk – Fury

Këtë të shtunë në Arabinë Saudite do të zhvillohet lufta e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Fury, britaniku 35-vjeçar, kampion i WBC-së do të përballet me homologun e tij 37-vjeçar ukrainas, Usyk – i cili mban rripat në WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Dyshja do të fillojnë ecjen e tyre në ring për ngjarjen kryesore në orën 00:00 pas mesnate mes së shtunës dhe së dielës. Lufta do të fillojë menjëherë pas kësaj.

Ditën e djeshme janë bërë matjet zyrtare, kur Tyson Fury ka peshuar 118.8 kg, ndërsa kampioni ukrainas Usyk ka peshuar 105kg.

Kjo luftë do të zgjatë 12 raunde në eventin e boksit të emëruar si “Ring of Fire në Riad”.