Haxhi Robin Krasniqi do të zhvillojë sonte meçin më të veçantë në karrierën e tij.
Ai do të ngjitet në ring në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke boksuar kështu para mijëra tifozëve shqiptarë.
Krasniqi do t’i kryqëzojë dorëzat me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC.
Spektakëli i boksit do të fillojë në ora 19:00, teksa meçi mes junikasit dhe francezit është kryesori dhe do të jetë i fundit i mbrëmjes.
Krahas Krasniqit, publiku do ta ketë mundësinë të shoh nga afër edhe boksierët tjerë shqiptarë si: Dielli Vranovci, Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj, James Kraft, Bernardin Jakaj e Armend Xhoxhaj.