Sonte në Kallxo.com debatohet për Fabrikën e Çimentos, në Klinë

Sonte në #KallxoPernime ndiqeni emisionin për historinë e fabrikës së çimentos në Dollc të Klinës

– Pse po e kundërshtojnë banorët e zonës ndërtimin e fabrikës së çimentos?
– Çfarë leje lëshoi Komuna e Klinës e çfarë Ministria e Mjedisit?

– A u respektuan të gjitha procedurat ligjore për marrjen e lejeve nga kompania?
– Çfarë vendimi nxori Kuvendi Komunal i Klinës dhe pse ai u shpall i jashtëligjshëm?
– Pse MAPL kërkoi nga KPMM interpretim për vendimin e Kuvendit Komunal?
Për të diskutuar për këto por edhe çështje të tjera janë të ftuar:

– Besim Myrtezani, zëvendësudhëheqës i Departamentit Ligjor në MAPL,
– Enver Berisha, drejtor i Mjedisit, Klinë,
– Fitore Pacolli, kryetare e Komisionit parlamentar për Mjedis,

Veton Raci, qytetar nga Klina.
Ndërsa, në një reportazh nga terreni, flasin edhe Ahmet Gashi, banor i fshatit Gremnik, Josip Dedaj, banor i fshatit Dresnik, Zafer Gashi, asamblist i LVV-së në Klinë, Zenun Elezaj, kryetar i Komunës së Klinës dhe Sali Mulaj, zëvendësdrejtor i KPMM-së.
Emisioni transmetohet sonte nga ora 22:30 në RTV Dukagjini dhe në facebook të KALLXO.com