Përfaqësuesja e Kosovës sot do të përballet me kombëtaren e Zvicrës.
Ndeshja është e vlefshme për kkualifikimet e Kampionati Evropian “Euro 2024”, dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45.
“Dardanët” do të kërkojnë fitorere në këtë takim dhe të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian i cili mbahet në Gjermani.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë pasi Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari do të luajnë për herë të parë në Kosovë.
Zvicra është lidere e grupit me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8, Izraeli me 7, Bjellorusia e Kosova me 3 ndërsa Andorra është e fundit me vetëm një pikë.