Vjen momenti i shumëpritur. Ardian Krasniqi sonte do të ngjitet në ring.
Boksieri nga Juniku sonte do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së.
Meçi zhvillohet në ”MHP Arena” në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Ardiani pas matjeve zyrtare, një ditë para meçi ka deklaruar se është gati për gjithçka.
”Nesër mbrëma do premtoj luftë! Jam gati për gjithqka! Shpresojë në mbështetjën tuaj nëser ne Ludwigsburg/Stuttgart!”, ka shkruar Krasniqi.
Gjatë karrierës së tij, Ardian Krasniqi ka zhvilluar nëntë meçe, ka shënuar nëntë fitore – të gjitha me nokaut.