Pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga ana e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanit, televizioni Klan Kosova e ka porositur një sondazh për të paraparë se cila mund të fitojë më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 14 shkurt të këtij viti.
Të gjeturat e këtij sondazhi janë prezantuar nga hulumtuesi Fisnik Halimi, ekskluzivisht në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Sipas sondazhit në fjalë, Lëvizja Vetëvendosje pritet të marrë më së shumti vota në këto zgjedhje
Lëvizja Vetëvendosje – 41.10 për qind
Partia Demokratike e Kosovës – 20.80 për qind
Lidhja Demokratike e Kosovës – 15.70 për qind
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 8.60 për qind
Vjosa Osmani – 3.20 për qind
Më poshtë mund t’i gjeni rezultatet e plota për secilën parti apo kandidat veç e veç.