Pas iniciativës së LDK-së për ta rrezuar Qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti përmes mocionit, është ngjallur debat i madh në opinionin kosovar.
Pandemia e koronavirusit COVID-19, prej dje ka mbet paksa në hije të zhvillimeve politike, pasi që qytetarët janë të preokupuar me fatin e Qeverisë së tanishme.
Në lidhje me këto zhvillime politike, gazetari Fidan Jupolli në emisionin e tij në T7 sonte ka hapur një sondazh live përmes telefonatave për të kuptuar se cilën parti e votojnë më së shumti kosovarët.
Nga sondazhi i realizuar ka dalë se shumicën absolute të votave e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje duke arritur 77 vota, e pasuar nga PDK me 4 vota.
LDK ka marrë vetëm 3 vota, ndërsa AAK 1 votë.
Si për ironi, Televizioni T7 drejtohet nga Berat Buzhala, i cili javëve të fundit ka qenë ndër kritikuesit më të mëdhenj të Albin Kurtit, por kjo nuk e ka penguar liderin e VV-së të fitoj pikërisht në sondazhin e organizuar nga televizioni i Buzhalës.