Sokol Bashota pyetet rreth Rambujesë në Speciale

Sokol Bashota po vazhdon për të tretën ditë me radhë dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë për rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit ,avokatit Luka Misetiq për marrëveshjen e Rambujesë.

Për këtë, Bashota tha se kjo marrëveshje u pranua pavarësisht vështirësive që u hasën. Ai u pyet se çfarë vështirësi kishte për këtë marrëveshje.

Sipas Bashotës, Adem Demaçi kishte hezituar për këtë marrëveshje dhe kishte diskutuar edhe me komandantët e zonave se nuk duhet pranuar për të shkuar në Rambuje, pasi sipas tij, do të dilte diçka e pafavorshme për Kosovën.

“Demaçi kishte thënë se nuk ka diçka të mirë nga kjo konferencë”, tha Bashota.

Pas pyetjeve të Misetiq, seanca po vazhdon me pyetjet e mbrojtjes së Kadri Veselit, avokatit Rodney Dixon, i cili e pyeti për qëndrimet LPK-së gjatë luftës.