Ish-kryetari i Klinës, njëherit kryetari i degës së PDK-së në këtë komunë, Sokol Bashota përmes një postimi në FB ka thënë se ndihet i pikëlluar për vdekjen e Valdet Berishës.
Por, Bashota është shprehur të jetë krenar që patëm siç thotë ai një njeri e atdhetar si Valdeti.
Ky është postimi i plotë:
Kur ikën një mjeshtër i fjalës, një atdhetar, një bashkëpunëtor, njeriu shtanget dhe, përveç dhimbjes që ndjen, përpiqet të risjellë e të rikrijojë figurën e dashur, me faktet dhe fijet që lidhin një jetë, një rrugë… Ndjehem krenar që e patëm mes nesh, gjithashtu ndjej dhimbje dhe pikëllim të thellë për humbjen e Valdetit.
Të qoftë i lehtë Dheu, Valdet Berisha