Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Klinë, Sokol Bashota, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e madhe që qytetarët e Perqevës dhe Sferkës kanë treguar gjatë takimeve elektorale. Në një deklaratë të fundit, ai u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të gjithsecilit për një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
“Me besimin e qytetarëve të Perqevës dhe Sferkës, PDK do të bëjë ndryshimin e nevojshëm! Zgjedhjet e 9 shkurtit janë hapi drejt një të ardhmeje më të ndritur për Kosovën! Faleminderit Perqevë! Faleminderit Sferkë!” – deklaroi Bashota.
Pjesë e kësaj fushate është edhe kandidati për deputet nga kjo komunë, Fadil Millaku, i cili po gëzon mbështetje të gjerë nga elektorati lokal. Me energjinë dhe vizionin e tij për zhvillim dhe përparim, ai është i përkushtuar për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
PDK vazhdon të forcojë praninë e saj në terren, duke synuar një rezultat të fuqishëm në këto zgjedhje vendimtare për vendin.