Ish – kryetari i Klinës, njëherit kryetari i Degës së PDK – së në Klinë, Sokol Bashota përmes një postimi në FB ka reaguar pas rastit të rëndë, ku dy të rinj sonte u vranë në një lokal.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Shlivova për humbjen e dy djemve të tyre.
“E thellë dhe e dhimbshme është humbja e Albison dhe Rexhep Shlivova, dy jetëve të reja që sot u shkëputën nga kjo botë në mënyrë tragjike. Ndaj dhimbjen dhe pikëllimin e thellë me familjen Shlivova. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë dhimbje!”, shkruan Bashota në FB.