Thirrjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që luftëtarë të huaj t’i bashkohen kauzës për lirinë e Ukrainës, i është përgjigjur dhe një nga snajperistët më të frikshëm në botë.
Gjuajtësi i njohur me pseudonimin “Wali” ka qenë pjesë e regjimentit të 22 të forcave kanadaze dhe ka eksperiencë luftimi në Afganistan, ku shërbeu për dy vjet.
40-vjeçari më vonë mori përsipër të udhëtonte në Irak në vitin 2015 për të ndihmuar në luftimin e forcave të Shtetit Islamik.
Në qershor të vitit 2017, një nga shokët e tij raporton se vrau një terrorist të Shtetit Islamik nga një distancë prej 2450 metrash. Për këtë vrasje, “Wali” përdori një pushkë McMillan Tac-50. /a2cnn