Nesër në ora 20:45 do të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombëve në Ligën C, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova vjen pas humbjes dëshpëruese kundër Maqedonisë së Veriut, duke e shuar kështu ëndrrën për një kualifikim në Kampionatin Evropian.
Sllovenia së fundmi mposhti San Marinon me rezultat bindës 4:0, transmeton Indeksonline.
Në gjashtë ndeshjet e fundit, Kosova ka shënuar pesë humbje dhe një barazim. Kurse, Sllovenia ka tri fitore, një barazim dhe dy humbje.
Por, Sllovenia si mysafirë nuk ka rekord të mirë në 10 ndeshjet e fundit. Ata kanë shënuar vetëm dy fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje.
Në anën tjetër, Kosova në dy ndeshjet e fundit nuk ka fituar, duke u mposhtur nga Greqia dhe Anglia.
Por në 10 ndeshjet e fundit, Kosova ka gjashtë fitore, dy barazime dhe dy humbje si vendas.
Fitorja e fundit në “Fadil Vokrri” e Kosovës ishte me 14 nëntor të vitit të kaluar, kundër Malit të Zi.