Skuqja dhe irritimi i lëkurës është shtuar në listën e simptomave të pacientëve të prekur me COVID-19, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësor në Britani të Madhe, ku 1 në 11 pacientë kanë pasur probleme të tilla, shkruan Daily Mail.
Akademikët nga kolegji King në Londër kanë mbledhur të dhënat e 20 mijë britanikëve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ku kanë vërejtur në trupin e tyre skuqje dhe irritim të lëkurës, transmeton Telegrafi.
Ata vërejtën se 9 për qind e të infektuarve vuanin nga irrimiti i lëkurës, dhe tani po kërkojnë që edhe zyrtarisht t’i shtohet listës së simptomave të personave të prekur me COVID-19.
Sipas tyre, të gjithë ata që kanë simptomë të tillë, duhet vëzhguar nga ekspertët e sëmundjeve ngjitëse. Zyrtarë shëndetësor në Britani të Madhe, deri më tani kanë konfirmuar vetëm tri simptoma – temperaturë, kollë të vazhdueshme dhe humbje të shijes.
Në anën tjetër, në SHBA, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka paralajmëruar për 11 simptomat “bazë” si janë dhimbja në nyjave, dhimbje koke, skuqje të fytit dhe frymëmarrje të shkurtuara.